Edi Rama dhe Lorik Cana me pushime, postojnë foto sëbashku por jo vetëm

Është bërë zakon tashmë që çdo ditë të presim “foton e ditës” nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Kësaj rradhe ai ndodhet me pushime dhe fotoja na vjen nga Jugu i Shqipërisë bashkë me fotbollistin Lorik Cana.

Si duket si kreu i qeverisë ashtu dhe kapiteni i kombëtares janë më pushime në jug të vendit konkretisht në Dhërmi, transmeton Albeu.

Por takimi i tyre nuk ka mbetur thjesht tek bërja e një selfie, mësohet që ato kanë konsumuar një drekë apo një kafe sëbashku.

Lorik Cana pritet t’i japë lamtumirën kombëtares në ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin 2018, atë ndaj Maqedonisë në stadiumin Loro Boriçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button