Gjumi të sjell gjithë të këqijat

Nëse nuk flini mund të shkaktoni dëmtime të pjesëve të trupit nga koka deri te këmba. Por çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk flini mjaftueshëm?

Një studim tregon se, vetëm një javë me më pak se gjashtë orë gjumë në natë ndryshon më shumë se 700 gjene. Mungesa e gjumit sjell dhe humbjen e indeve të trurit.

Studime të ndryshme kanë treguar se mungesa e gjumit është i lidhur rritjen e rrezikut të prekjes nga kanceri. Gjithashtu mundësitë e goditjes në tru katërfishohen. Po ashtu nëse nuk flini mjaftueshëm rrezikoni të prekeni nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Një studim ku janë përfshirë 1 741 persona, të monitoruar për 14 vjet, është zbuluar se meshkujt që flenë më pak se gjashtë orë janë të rrezikuar të vdesin nga diabeti, tensioni i lartë dhe faktorë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button