fbpx

Prizreni nesër mbledh dy qeveritë shqiptare

Prizreni do të bashkojë nesër në një mbledhje të përbashkët qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi.

Mbledhja e dy qeverive, e cila ishte paralajmëruar që në muajin shtator të vitit që lamë pas, do të mbahet nesër.

Kanë qenë vetë dy kryeministrat, Thaçi dhe Rama, që konfirmuan 11 janarin si datën kur do të zhvillohet edhe mbledhja mes dy qeverive. Vetë kryeministri Rama deklaroi në konferencën për shtyp të fundvitit se dy qeveritë synojnë që të hartojnë një strategji të përbashkët qeverisjeje mes dy vendeve, për t’i bërë kufijtë shtetërorë të padukshëm.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme Milena Harito njoftoi se se gjatë mbledhjes do të merret vendim edhe për dy projekte që lidhen me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kryeministrat e të dy vendeve e kanë cilësuar takimin e Prizrenit si çeljen e një kapitulli të ri në bashkëpunimin mes Tiranës dhe Prishtinës.

Lajme të ngjashme

Back to top button