Di Caprio mezi i shpëtoi peshkaqenit

Jeta prej aktori duket se nuk është kopsht me lule. E më të vështirë siç duket atë e bëjnë skenat e ndryshme filmike, të cilat aktorët duhet t’i luajnë. Për vështirësi në aktrim ka treguar edhe aktori i njohur hollivudian Leonardo DiCaprio, ndërsa edhe eksperiencën e tij me peshkaqenët…

Duke marrë parasysh që aktori hollivudian Leonardo Di Caprio momentalisht është në valën e promocionit të “Vuka s wall Streeta”, ai është i pranishëm më shumë se kurrë nëpër mediet botërore. Ndërsa në një intervistë tek Ellen DeGeneres, ai ka treguar se si e ka sulmuar peshkaqeni në Cape Town deri sa ishte në pushim pas xhirimeve të filmit “Diamantet e përgjakur”.

“Më herët shumë jam frikuar nga peshkaqenët, por gjatë xhirimit të filmit “Diamantet e përgjakur”, kam pasur një skenë ku kam qëndruar në një kafaz afër peshkaqeni. Kjo ka qenë super”, ka thënë fillimisht aktori ndërsa ka shtuar edhe momentin e vështirë kur njëri nga peshkaqenët aty ka tentuar të futet në kafazin ku ndodhej DiCaprio.

“Më pas nga qoshja e kafazit ka kaluar një tun, dhe peshkaqeni është sulur për ta ngrënë dhe gati sa nuk ka hyrë në kafazin tim. Trupin e kishte gjysme brenda e gjysme jashtë kafazit, ndërsa unë jam ngjitur për qoshe. E kisha afër shumë, me pak se gjysmë metër, por mbijetova. Më kanë thënë që kjo nuk ka ndodhur asnjëherë gjatë 30 vjetëve”, ka shpjeguar më tej Leo.

Lajme të ngjashme

Back to top button