Mediumet botërore promovojnë përmendore bizantine në Maqedoni, ndërsa ato shkatërrohen

Gazeta britanike “Gardijan” dhe udhërëfyesi i mirënjohur turistik “Lonli Planet” e vlerësojnë Maqedoninë si një nga destinacionet më të mira turistike për këtë vit. Ato si veçanërisht interesante dallojnë venën, Liqenin e Ohrit por edhe kishat dhe manastiret të cilat janë trashëgimi biznatine.

Profesoresha Donka Barxhieva për A1on thotë se atë që do ta shohin turistët në Maqedoni është pakujdesi ndaj këtyre objekteve dhe shkatërrimi i afreskeve dhe ikonave.

 “Fotografia që do ta shohin, kryesisht ata që njohin, është e trishtuar sepse një numër I madh I kompozimeve që janë të njohura në botë, po zhduken dhe nuk do të mund të njihen nëpër kisha”, Po marr si shembull, është e palogjikshme të shkosh në Louvre dhe të zbulosh se Mona Liza është dëmtuar dhe askush të mos shqetësohet për këtë siç është rasti tek ne”, tha Barxhieva.

Lajme të ngjashme

Back to top button