fbpx

Vulin jep çelësa banesash për serbët në Mitrovicën veriore

Ministri serb i ngarkuar me Kosovën Aleksandar Vulin sot në Mitrovicë do të japë çelësa banesash të sapondërtuar për familje serbe në Mitrovicën veriore.

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën ka financuar ndërton me 12 banesa me sipërfaqe të përgjithshme 800 metra katrorë në Lagjen e Boshnjakëve afër ndërtesës të të ashtuquajturit qark të Mitrovicës, njofton B92. Këto banesa gjoja janë ndërtuar për të shpërngulurit nga Kosova.

Dorëzimin e çelësave Vulin e bën para ndërtesës në orën 12 .

Lajme të ngjashme

Back to top button