Skenari i Qeverisë për bllokimin e Komunës Qendër arrin kulmin

Komuna qendër edhe më tejë është e bllokuar, që kur 32 persona janë larguar nga puna pasi u kanë kaluar kontratat e punës.

“Me këtë komuna është e bllokuar dhe nuk mund të funksionojë, sepse në rrugë është krejt kabineti i kryetarit Zhernovski”, tha Katerina Canevska.

Për shkak të marrjes së licencës së Agjencionit për punësime të përkohshme edhe 14 persona të tjerë do mbeten pa vendim pune. Numri i përgjithshëm i atyre që do të ngelin pa punë do të arrije deri në 47 vetë, shumica udhëheqës të sektorëve. Nga komuna thonë se ka ardhur në kulminacionin skenari i qeverisë për bllokimin e Komunës Qendër.

Edhe Këshilli i Komunës Qendër është i bllokua, kryetari i saj Mirosllav Shipoviq është në paraburgim, ndërsa nga një janari edhe 32 persona nga kjo komunë mbetën pa punë që kur Agjencisë së dytë nëpërmjet së cilës ishte rregulluar statusi i të larguarve nga puna, përkohësisht nuk do të punojë dhe është lajmëruar nga qeveria se i merret licenca për punë me çka nuk mund t’u vazhdojnë kontratat e punës të punësuarve.

Shumë sektor të Komunës Qendër, kanë mbetur pa krye, ndërsa kryetari i Komunës, Andrej Zhernovski ka mbetur pa kabinetin e tij, ndihmësit dhe udhëheqësit e sektorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button