Vigenin sot në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Kristian Vigenin sot do të qëndrojë për një vizitë pune në Maqedoni ku do të takohet me kolegun e tij nga Maqedonia Nikolla Poposki. 

Në fokus të takimit midis dy ministrave do të ketë projekte bilaterale për bashkëpunim në infrastrukturë, ekonomi  dhe lidhje rajonale. 

Jozyrtarisht mësohet se Vigenin do të kërkojë që në kolonën e bashkësive etnike në të ardhmen të vendoset edhe bashkësia e etnitetit bullgar. 

Ministri Vigenin do të mbajë fjalim në akademinë diplomatike të MPB-së me temë “BE-ja dhe Ballkani Perëndimor: Sfidat në vitin 2014” si dhe takim me grupin e kuvendit për miqësi në Republikën e Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button