Nga Tetova nisin ndryshimet në PDSH

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të nis riorganizimin dhe zgjedhjet e reja nëpër degët partiake, duke zgjedhur kryetar dhe kryesi të reja partiake. Këto ndryshime do të përfshijnë pjesën më të madhe të degëve partiake. 

Ndryshimet do të nisin nga dega e Tetovës, ku në vend të kryetarit të deritanishëm Luan Tresi do të vjen Arben Demiri me profesionin e kirurgut në Spitalin e Tetovës, njofton televizioni TV Koha.

Sipas po të njetit burim mbledhja e delegatëve të degës së Tetovës pritet të mbahet të shtunën ku edhe do të zgjidhet kryetar i degës së Tetovës Arben Demiri, i cili do të zëvendësoj kryetarin e deritanishëm Luan Tresi.

Burime pranë kësaj partie opozitare bëjnë të ditur edhe për ndryshime edhe në degët tjera, që do të jenë në funksion të riorganizimit të partisë, ndryshime të cilët filluan me forumin rinor të ku edhe u mbajt konferenca e RDSH-së, ndërsa më pas ishin edhe zgjedhjet në Forumin e Gruas pranë PDSH. 

Lajme të ngjashme

Back to top button