Lista e të burgosurve të Goli Otokut famëkeq

Arkiva Shtetërore e Kroacisë ka publikuar listën e të gjithë të burgosurve të burgut famëkeq Goli Otok në ish-Jugosllavi.

Portali “noviplamen.net” ka publikuar emrat e 16.101 të burgosurve, 413 prej tyre kanë ndërruar jetë gjatë vuajtjes së dënimit. Nga të burgosurit kanë qenë serb, kroat, shqiptarë, slloven dhe maqedonas, por edhe të burgosur të nacionaliteteve të tjera.

Burgu ishte i shtrirë në  ujdhesën Goli Otok, që ka qenë burgu më famëkeq i ish Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ky burg ka qenë me shenjën „strogo poverlivo“ (shumë  konfindenciale). Rasti i burgut famëkeq është zbardhur me detaje të reja, pasi që Kroacia nga viti i kaluar është vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Të burgosurit kryesisht ishin aktivistë politik kundër sistemit të asaj kohe dhe që promovonin projekte nacionaliste dhe për ndarjen e federatës Jugosllave.

Ujdhesa Goli Otok që shtrihet në Kroaci është e gjerë afër 2 kilometra dhe po aq edhe e gjatë. Vetëm 1 / 4 e ujdhesës ka qenë pjesë aktive e punueshme. Në gjithë rrethin ujdhesës gjenden bunkerët e betonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button