Ertan Hasani shënon 4 gola për RFC Huy

Ertan Hasani që në sezonin vjeshtor ishte një ndër golashënuesit më të mirë të KF Shkupi, është duke u testuar nga ekipi i RFC Huy i Belgjikës që luan në kateforinë e dytë Divizioni B. Ndeshjen e fundit që ka luajtur Huy kundër Verlaine, Hasani ka arritur që të shënojë 4 gola, duke dëshmuar aftësitë e një golashënuesi të spikatur dhe se jo rastësisht ishte sulmuesi më i mirë te KF Shkupi.

Ndeshjen e parë Ertan Hasni e kishte ndaj ekipit Affected, ku trajneri Alain Dheur nuk mbeti i kënaqur, por kjo ndodhi shkaku se Hasani nuk ka arritur të adaptohet shumë shpejt ne ekip. Por pasi Dheur i jep dhe shansin e dytë, shkupjani Hasani këtë e shfrytëzoi më së miri duke shënuar 4 gola në fitoren 10:1 që shënoi ekipi i tij, shkruan “sudinfo.be”.

Nga skuadra e Huy thonë se ende është herët që të flitet nëse do të nënshkruajnë marrëveshje me Hasanin, ndërsa transferimin e vështirëson edhe fakti se Hasani vjen nga një shtet që nuk është anëtare e BE-së. “Ne kemi mbetur të kënaqur që nga momenti kur ai shënoi 4 gola, por ende nuk kemi marrë vendim për të nënshkruar marrëveshje, duke marrë parasysh se kemi edhe një buxhet të lartë. Gjithashtu punën tonë e vështirëson edhe rasti se Hasnai vjen nga një shtet jashtë BE-së. Po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe nuk do të marrim vendim të ngutur”, janë shprehur nga klubi RFC Huy për “sudinfo.be”.

Hasani po vazhdon edhe më tutje të stërvitet me klubin, ndërsa sigurisht se në vazhdim ekipi do të ketë dhe ndeshje të tjera kontrolluese, ku dhe do të priten paraqitje tjera të futbollistit shkupjan. Të përkujtojmë se Ertan Hasani përfundoi kontratën me KF Shkupi pasi përfundoi sezonin vjeshtor, ndërsa për te shumë herët kishin shprehë interesim ekipe nga Belgjika dhe Turqia, e që për momentin ai ka zgjedhur Belgjikën si destinacion më të preferuar. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button