200 mijë euro nga Italia për ndihmë të pësuarve në përmbytjet

Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar – Drejtoria e përgjithshme për bashkëpunim dhe zhvillim përmes Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, ka akorduar 200 mijë euro, me qëllim që të mbështeten aktivitetet e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, për zbutjen e pasojave nga vërshimet në rrethinën e Shkupit, kumtoi Ambasada italiane në Shkup.

Mjetet, siç theksohet, do të kontribuojnë për financim të aktiviteteve për ndihmë të parë të kryesuara nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë, si për shembull furnizim i produkteve ushqimore, ujë të pijshëm dhe domosdoshmëri tjera të karakterit primar: mjete higjienike, veshje, dyshekë, çarçafë, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button