E keqja vazhdon të na vij pas

Dhimbjen nuk mundet që ta ndjesh në qoftë se nuk të ka goditur ndonjë fatkeqësi, nuk mundet që ta perceptosh se çfarë është në fakt të humbasësh pjesëtarë të familjes por edhe pasurinë.

Sado që të shprehim ngushëllimin tonë për fatkeqësinë që ndodhi nga vërshimet në fshatrat e Shkupit, nuk besoj se ndryshon ndonjë gjë. Pasi që ne si popull jemi në një shkallë shumë problematike, sepse çfarë do që të ndodh përsëri nuk reagojmë, dhe ky është një problem shumë i madh.

Vitin e kaluar patëm vërshimin në rajonin e Qytetit të Tetovës, por edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, përsëri nuk kanë marrë dëmshpërblimin nga ana e shtetit, dhe përsëri njerëzit nuk reagojnë, nuk protestojnë, mendojmë se vetëm më një protestë dhe përmbyllet gjithçka, dhe çdo gjë rregullohet.

Por është për të ardhur keq që kemi kaq shumë probleme dhe aq shumë për të punuar, por si duket shumë pak u intereson njerëzve, që të punojnë për të ndryshuar të paktën jetën e atyre brezave që do të vijnë pas nesh.

Për ta përjetuar fatkeqësinë, nuk mund ta kuptosh nëse nuk të ndodhë ty personalisht, por ndonjëherë duhet të mendosh se, ti zgjohesh në mëngjes dhe e ke pranë familjen më të afërt, i ke pranë fëmijët, je rehat ne shtëpinë tënden, por a nuk të shkon mendja vallë se dikush nuk ka as edhe gjërat elementare për te jetuara apo më mirë thënë mbijetuar.

Si mundet që kaq shumë ngjarje tragjike ndodhin te shqiptarët e Maqedonisë, dhe prapë ne jemi në gjumë, nuk e di çfarë duhet të ndodhë më shumë për ta kuptuar se kështu nuk mund të vazhdojmë, kështu nuk ka perspektivë, kështu vetëm se jemi duke u futur akoma më shumë në humnerë.

Nuk gjej fjalë për ta përshkruar këtë dhimbje për ata banorë të prekur nga kjo fatkeqësi, shpresojë shumë se gjerat tanimë do të marrin kahje tjetër dhe besoj shumë se pas gjithë kësaj, do të dalim më të fortë, çdo e keqe do të kalojë dhe pas vështirësimit, shpresoj shumë që të vijnë gjërat e mira por në këto raste, duhet të jemi të durueshëm, dhe të mos dalim nga kornizat, edhe pse është shumë e vështirë për ta përballuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button