FIFA revokon organizimin e kongresit në Malajzi pas ankesave të Izraelit

Federata Botërore e Futbollit FIFA ka revokuar të drejtën që gëzonte Malajzia për të organizuar kongresin e vitit 2017 pas vërejtjeve të delegatëve të Izraelit se “vendi nuk është mjaftueshëm mikpritës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendëskryeministri i Malajzisë, Ahmad Zahid Hamidi u konfirmoi të shtunën gazetarëve se revokimi është bërë nga shkaku i ankesave se Malajzia “nuk është miqësore me dokumentet e udhëtimit”.

“Kemi një politikë sipas së cilës nuk mund të pranojmë shtetet me të cilat nuk kemi marrëdhënie diplomatike, aq më shumë kur do të duhet të vendosen flamujt para ndërtesës dhe mbi tavolinë (të delegatëve)”, tha Hamidi.

Malajzia dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike nga shkaku i tensioneve të këtij të fundit me popullin e Palestinës. “Rreziqet janë shumë të larta në krahasim me përfitimet, kështu që është më mirë të mos organizojmë konferencën pasi e kemi të qartë ndjeshmërinë që ka çështja në vendin tonë”, theksoi ai.

Sipas raporteve të mediave, më 9 gusht FIFA ka informuar Federatën e Futbollit të Malajzisë (FAM) se ka revokuar të drejtën e saj për të organizuar kongresin e vitit 2017, sepse disa delegatë janë përballur me vështirësi gjatë sigurimit të vizave.

Në vitin 2013 Malajzia fitoi të drejtën për të organizuar kongresin në të cilin pritej të përcaktohet vendi pritës i botërorit të vitit 2026.

Malajzia është një kritikuese e veprimeve të Izraelit në Palestinë të cilat i trajton si “veprime brutale” ndaj popullit palestinez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button