BMW ka gati modelin elektrik me 750 kuajfuqi

BMW është duke punuar në prezantimin e modelit i8 plug-in hibrid, por në të njëjtën kohë është duke menduar për krijimin e gjeneratës së re të këtij modeli.

Sipas revistës “Automobile Magazine”, i8 i ri do të jetë krejtësisht ndryshe nga modeli i tanishëm. Modeli i ardhshëm do të ketë tre motorë elektrik me kapacitet prej 750 kuajfuqive (559 kilovatë), transmeton Koha.net

Edhe pse ka më shumë fuqi sesa modeli i tanishëm, i8 iri do të ketë baterinë, me të cilën mund të lëvizë deri në 482 kilomtra. Tre motorët ende nuk janë konfirmuar nga BMW-ja ndërsa raportohet se ky model do të dalë në shitje më 2022 ose 2023.

Ndërkohë, modeli i8 Roadster do të lansohet në vitin 2018 dhe BMW-ja tashmë ka konfirmuar planet për një model elektrik dhe autonom për vitin 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button