Kadri Veseli: Vizita e Bidenit, dhuratë dhe mesazh i madh për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka vlerësuar vizitën e nënpresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë si një dhuratë për Kosovën nga një shtet mik i cili vazhdon ti’ qëndrojë Kosovës afër dhe ta ndihmojë në të gjitha fushat.

Vizita e Biden, sipas kryeparlamentarit kosovar është një mesazh i fuqishëm dhe rikonfirmim i bashkëpunimit që kanë SHBA-të me Kosovën.

Gjatë një interviste në Radio Televizionin e Kosovës, Veseli tha se është krenari për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e sajë se zv/presidenti Biden do të rikonfirmoj në Prishtinë se miqësia e përhershme mes Uashingtonit dhe Prishtinës do të fuqizohen.

Ai tha se pret nga Biden edhe mesazhe të qarta mbështetëse se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e shtetndërtimit dhe konsolidimin e plotë të shtetësisë dhe rrugën e integrimeve evropiane përmes fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit regjional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button