“Shkëndija” i dorëzon ndihmat në Hasanbeg (Foto)

Iniciativa e Shkëndijës për të grumbulluar mjete me të cilat do tu dilet në ndihmë familjeve të goditura nga vërshimet e javës së kaluar në rrethinën e Shkupit është realizuar me sukses.

s

Kapiteni i ekipit Ferhan Hasani, bashkë me futbollistët Ardian Cuculi, Besart Ibraimi dhe Besir Demiri  përndryshe futbollist nga rajoni i Haraçinës, në emër të klubit përmes Kryqit të Kuq kanë dorëzuar ndihmën në destinacionin e planifikuar, duke shpresuar në zbutjen e gjendjes së vështirë të familjeve që e kanë pësuar, transmeton Telegrafi.

s2

Shkëndija ka dorëzuar pako me artikuj ushqimor që arrijnë vlerën e 10000 eurove, ndërsa mjetet janë grumbulluar nga shitja e biletave (rreth 4 000 mijë bileta të shitura) në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri në LPFM, Shkëndija-Sileksi, si dhe para të dhëna si donacion nga kryesia, futbollistët, stafi teknik dhe administrata e klubit.

Me këtë rast KF Shkëndija i falënderon të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij aksioni humanitar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button