Ndahen 81 milionë dollarë për vaksinën kundër virusit Zika

Departamenti amerikan i Shtetit dhe Shërbimet Njerëzore kanë marrë 81 milionë dollarë nga fondet e projekteve të tjera dhe i kanë dedikuar për projektin që lidhet me kërkimet për zhvillimin e vaksinës që lufton virusin Zika.

Kjo lëvizje është bërë në mungesë të çfarëdo fondi tjetër, të aprovuar nga ligjvënësit amerikanë.

Gjatë një konference për media në Uashington, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar amerikan për Sëmundje Infektive dhe Alergji, e ka lavdëruar këtë veprim, duke thënë se ky është një “vendim i guximshëm”.

Fauci tha se i duhen 33 milionë dollar për t’u përgatitur për ta çuar vaksinën e parë potenciale kundër Zikas në fazën e dytë të testimeve klinike në njerëz. Faza e parë e testimeve pritet që të përfundojë në fund të nëntorit ose dhjetorit.

Ai tha se ende duhen edhe 196 milionë dollarë, njofton Reuters.

Së fundmi, një lagje në Majami të Floridës u bë lokacioni i parë me rastet e para të raportuara me virusin Zika në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Faucit, ky numër deri më tani ka arritur në 22 persona të infektuar me këtë virus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button