SHGM e përshëndetë vendimin e PSP-së për kërkimin e lëndës së Zoran Bozhinovskit

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë përshëndetë vendimin e Prokurorisë speciale për të kërkuar nga Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të vendosë kompetencë për lëndën e gazetarit Zoran Bozhinovski, i cili nga prilli i këtij viti është në paraburgim për shkak të dyshimit se ka kryer tre vepra penale.

“Besojmë se Prokuroria special do të zhvillojë procedurë me kredibile dhe me efikase për rastin e Bozhinovskit dhe do të ndihmojë që më shpejtë e vërteta të dali ne shesh. Shpresojmë se Prokuroria speciale pas marrjes së lëndës seriozisht do të shqyrtojë mundësinë për heqjen e masës së arrestit për Bozhinovskin.  Maqedonia si anëtare të Këshillit të Evropës ka obligim të zbatojë Konventën evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut. Vlerësojmë se autoritetet maqedonase në rastin e Bozhinovskit nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, e cila nga vendet nënshkruese të Konventës kërkon që masën e paraburgimit dhe burgimit kundër gazetarëve ta zbatojnë vetëm në raste kur ato janë të akuzuar për terrorizëm apo për përdorimin e gjuhës së urrejtjes. Për të gjitha veprat tjera, Gjykata evropiane vlerëson se burgosja e gazetarëve është masë jo-proporcionale, me të cilën mund të cenohet liria e fjalës dhe liria e mediave. Qëndrojmë në vlerësimin se burgosja e Bozhinovskit është e motivuar politikisht sepse pushteti keqpërdorë ligjet dhe institucionet në mënyrë arbitrare të kufizojë lirinë e mediave. Besojmë se Bozhinovski është arrestuar me të vetmin qëllim të pengohet të mos publikojë skandale kurruptive kundër pushtetit”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.

LEXO: Janeva kërkon lëndë e cila është e lidhur me rastin “Spiuni”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button