fbpx

LSDM-ja bojkoton lustrimin, BDI-ja mundohet të kontestoje

Përfaqësuesit e partive politike filluan të zbardhin emrat e kandidatëve të cilët do t’i mbështesin për përbërjen e re të Komisionit për lustrim.  Ndërkaq e vetmja që nuk do të jetë e përfshirë në procesin e lustrimit është LSDM-ja, për të cilën procesi i lustrimit nuk shërben në të mirë të shoqërisë por për të larë hesapet me kundërshtarët politik.

23 kandidatë ndër të cilët edhe ish anëtari i dorëhequr një vit më parë nga radhët e LSDM-së Janake Vitanovski kanë dorëzuar kandidaturat e tyre për përbërjen e re të Komisionit për lustrim. Në listën e konkurrentëve gjendet të gjitha emrat e përbërjes aktuale të Komisionit për lustrim, përveç Bllagoja Geshovskit, i cili së bashku me Vitanovskin dhanë dorëheqje një vit më parë pas kërkesës së kreut të atëhershëm të LSDM-së Branko Cërvenkovski për t’u tërhequr nga procesi i lustrimit. 
Për BDI-në procesi i lustrimit nuk do të jetë i plotë pa realizimin edhe  rehabilitimin e ish burgosurve dhe përndjekurve politik. 

“Qëllimi jonë është që ky komision të funksionojë në mënyrë objektive të pavarur dhe t’i shërbejë qëllimit parësor të tij që është pajtimi i shoqërisë lidhur me të kaluarën që mund të bëhet përmes zbardhjes së fakteve nga e kaluara komuniste. Procesi i lustrimi asnjëherë nuk do të llogaritet i plotë nëse paralelisht me të nuk realizohet edhe procesi i rehabilitimit të të burgosurve politike dhe të përndjekurve politik” u shpreh Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së. 

Nga ana tjetër për Iloja Dimovskin nga VMRO DPMNE-ja është i papranueshëm bojkotimi i procesit të lustrimit nga ana e LSDM-së pasi dëmton rëndë procesin. “Parimi i bllokimit të procesit vetëm nga një parti është plotësisht i papranueshëm, kur të gjitha partitë politike dhe e gjithë shoqëria nuk kanë problem me procesin e lustrimit. Të gjitha partitë politike duhet të mbajnë përgjegjësinë, me përfshirjen e tyre mund të përmirësojnë procesin ndërkaq me mos përfshirjen e tyre vetëm mund të dëmtojnë procesin. Unë ju apeloj edhe njëherë publikisht që mendojnë rreth vendimit të tyre për pjesëmarrja apo mos pjesëmarrje”.

Partia Liberale zbardhi se do të mbështet Ristanka Alçevën si anëtare të Komisionit për lustrim. Edhe pse deputeti Ivon Veliçkovski u shpreh se “procesi për lustrim është shumë i rëndësishëm ndërkaq kështu si realizohet është selektiv politikisht, jo i dobishëm për shoqërinë. Duhet të gjendet fuqi politike dhe mençuri politike që të vijmë tek realiteti i duhur dhe jo deri te qëllimet e dëshiruara partiake sikurse deri më tani..”
Mandati i anëtarëve të Komisionit për lustrim skadon më 15 janar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button