Shumë “trima” pas lufte dhe shumë “hero” pas përmbytjeve

Pas disa ditëve nga përmbytjet që ndodhën në disa fshatra të Shkupit, po vëmë re se çdo ditë e më shumë, del nga një hero që ka shpëtuar dikë, bile edhe jep deklarata të rrejshme në media të ndryshme, e kjo ndodh vetëm te ne në Maqedoni.

Për shkak të interesave personale, se ja unë kam shpëtuar dikë dhe do të shpërblehem financiarisht edhe do të ngritem personalisht, a në të vërtetë e ka ulur veten në nivel më të ulët se çka qenë!                  Mjerim për këta njerëz.
Të gjithë e dimë se `trima pas lufte` ka sa të duash, se në luftë kanë ikur dhe si pasojë nuk kanë mundur të bëhen trima edhe këta heronjtë e vetvetes, njëherë janë larguar për të shpëtuar veten dhe, pastaj po dalin një nga një dhe, po deklarojnë se unë kam shpëtuar edhe shumë persona të tjerë. Pse? Sepse dëshiron që të shpërblehet!

E çuditshme por e vërtetë, sa herë që tejkalon dhe përfundon diçka, del ndonjë mburret dhe bëhet hero ose trim.                                                Sa i përket vërshimeve në disa fshatra të Shkupit kryesisht në Hasanbeg, është vërtet për të ardhur keq, natyrisht që e ndajmë dhimbjen me to së bashku, por është e kotë, aty humbën jetën shumë njerëz (pleq, të rinj dhe fëmijë ), edhe shumë të tjerë u lënduan, çdo fjalë është e tepërt dhe nuk mundet assesi të mbush tmerrin që ata pësuan, e asnjë fjalë s’është ngushëllim për ata.

Sinqerisht humanizmi nuk nënkupton proklamimin në kamera, por solidarizimin me bashkësinë shoqërore dhe dashurinë njerëzorë që të duash të mirën e vetes edhe të tjerëve .

Kurse kjo dukuri po keqpërdoret dhe po shpërdorohet edhe rregulli I të bërit mirë, pasi më shumë rëndësi I jepet pozimit të fotografive se sa buzëqeshjes dhe gëzimit të përjetuesve të fatkeqësive.

Besoj se kjo qasje e të ndihmuarit do të ndryshojë duke i dhënë përparësi detyrës të shenjtë që është ndihma ndërnjerëzore, e jo ngritja në autoritet mbi supet e viktimave të vërshimeve.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button