Sheqerinska, mohon spekulimet, Zaev nuk ka bërë propozim për emrin

Në një deklaratë për Alsat, Sheqerinska shprehet se: “Për fat të keq në Maqedoni njerëzit e vetëm të cilët e dinë se çfarë bisedohet rreth kësaj çështjeje të ndjeshme janë personat që punojnë në rrugën e ‘Ilindenit’, pra kryeministri dhe personat përreth tij. Prandaj është qesharake që njerëzit që bisedojnë dhe e mbajnë të mbyllur plotësisht procesin për publikun maqedonas të na mbajnë leksione se dikush tjetër pas shpinës së tyre bisedon. Kjo është gënjeshtër. Është absolutisht e pavërtetë që hymë në detaje rreth procesit të bisedimeve sepse këtë as nuk e pret Komisioni Evropian , as nuk mund ta bëjmë. Në Maqedoni nuk dëgjuam asnjë fjalë se deri ku është procesi i bisedimeve”

Sheqerinksa gjithashtu i ka cilësuar si të pavërteta spekulimet që komisioneri Fyle të ketë ushtruar presion mbi opozitën për t’u rikthyer në grupin e punës për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit hetimor lidhur me ngjarjet e 24 dhjetorit. Për Sheqerinskën edhe Brukseli ndan shqetësimin për ngjarjet që lidhen me Komunën Qendër dhe rastin Shipoviq, që shtynë këtë parti të braktis punën në këtë organ. 

Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Shqerinska duke folur për Alsat ka zbardhur gjithashtu se së bashku me kreun e partisë Zaev kanë lobuar që BE-ja të angazhohet më shumë dhe më shumë t’i ndihmojë shtetin tonë. “Mendoj se kjo e nervozon Qeverinë, sepse do që Maqedoninë ta izolojë sikurse që do edhe opozita të funksionojë në izolim, prandaj janë nervoz që ne e kundërshtojmë një politikë të tillë”.

Sheqerinska ka shtuar se Maqedonia nuk mund të jetë optimiste për agjendën evropiane në gjashtë muajt e ardhshëm, pasi konkluzionet që miratoi Këshilli i BE-së në dhjetor nuk lënë hapësirë për një gjë të tillë e aq më pak veprimet e Qeverisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button