Stavrevski i referon Vardarit e Shkëndijës, Eckovski Shkupit e Rabotniçkit

Të dielën në kuadër të Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë (LPFM), do të luhet xhiroja e dytë, e ku spikatin dy ndeshej derbi. Padyshim vëmendje më e madhe do të ketë dueli i dy ekipeve që edhe këtë vit pritet të garojnë për titull kampion, Vardari si kampion aktual dhe Shkëndija nënkampione. Përballja e dy ekipeve kuqezi, njëra nga Shkupi dhe tjetra nga Tetova, do të luhet në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim në orën 17:30. Për këtë ndeshje është vendosur që drejtësinë ta ndajë Aleksandar Stavrev.

Në stadiumin e Çairit në Shkup, ku takohen Shkupi dhe Rabotniçki arbitër kryesor do të jetë Marjan Eckovski, ndërkohë duelin Renova – Makedonija Gj.P. do ta drejtojë Marjan Makrkovski. Arbitri shqiptar Faton Mustafi ëshët i deleguar të ndajë drejtësinë në ndeshjen Sileksi – Pobeda, ndërsa Dimitar Meçkarovski do të referojë në përballjen në mes Pelisterit dhe Bregallnicës. Të gjitha ndeshjet janë caktuar të luhen në terminin e njëjtë, nga ora 17:30. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button