Veturat detyrimisht duhet të kenë të ngjitur tiketën e regjistrimit

Secila veturë e regjistruar nga 1 janari, detyrimisht duhet të ketë të ngjitur tiketën e regjistrimit në pjesën e brendshme ose të jashtme të xhamit të veturës.

Në bazë të nenit të dytë të rregullores secila veturë e regjistruar nga 1 janari, detyrimisht duhet të ketë të ngjitur tiketën e regjistrimit në pjesën e brendshme ose të jashtme të xhamit të veturës. Kjo bëhet me qëllim që në mënyrë vizuale të shihet nëse vetura është e regjistruar ose jo. Çmimi i tiketës do të jetë 60 denarë dhe do të merret gjatë regjistrimit të veturës.

Tiketat do jenë më ngjyrë të kuqe, ndërsa muajit do të shënohen me numra romak nga I deri VII. Qëllimi i kësaj mase është që të zvogëlohet numri i veturave të pa regjistruara që marrin pjesë në komunikacion.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button