Rikonstruksioni i kanalit të Haraçinës zhvillohet sipas dinamikës së paraparë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi ka mbikëqyrur sot realizimin e punëve ndërtimore për rikonstruksionin e kanalit të hapur ekzistues në Haraçinë. 


Sipas Ademit, punimet ndërtimore po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë. Me kërkesë të banorëve të Haraçinës, të komunës si dhe të shkollës, e cila gjendet afër kanalit, ky dikaster filloi me realizmin e këtij projekti gjatë vitit 2012 kur dhe u përpilua dokumentacioni i projektit. 

Deri tani, Ministria në fjalë për realizimin e këtij projekti shpenzoi 160 mijë euro, ndërsa mjetet tjera do të sigurohen nga buxheti i këtij viti dhe i vitit të ardhshëm. 


Kanali i ujërave të zeza me gjatësi prej rreth 2.000 metrash, pjesa e të cilit kalon në afërsi të shkollës, për shkaqe sigurie do të mbyllet, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet e hapur. 

Ministri Ademi njoftoi se bashkëpunimi me vetëqeverisjen lokale do të vazhdoj dhe se banorët e Haraçinës në periudhën e ardhshme mund të shpresojnë në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit. 

Ndryshe, nga qershori i vitit të kaluar po zhvillohen punimet në terren, të cilat sipas ministrit Ademi duhet të përfundojnë në afat prej 12 mujash.

Lajme të ngjashme

Back to top button