Cuculi sportisti i vitit në Kërçovë

Për herë të parë Komuna e Kërçovës në mënyrë solemne ka shpërblyer sportistët, klubet dhe punëtorët sportiv për të arriturat gjatë vitit 2013. Sportist më e mirë i vitit është shpallur, Ardian Cuculli futbollist i Shkëndijës së Tetovës.

Sportist më i mirë i diasporës është zgjedhur Besart Ibraimi, i cili për momentin po luan me ekipin e Sevastopol në kampionatin e Ukrainës, ndërsa tani më ish-lojtari i Rabotniçkit, i cili sapo ka firmosur me Shkëndijën, Demir Imeri u nderua me mirënjohjen, shpresa e futbollit në Maqedoni. 

Ekipi i Zajazit që po garon në Ligën e Dytë, u shpall klubi më i suksesshëm në vitin 2013. Trajner i vitit është zgjedhur Sali Kasa nga KF Vëllazërimi.

Në kategoria e femrave Shqiponja Alimi, anëtare e KV Shutova, u shpërblye me çmimin sportiste e dalluar. Edhe në kategorinë “ardhmëria e sportit”, dy çmime u ndanë për futbollistët e rinj, Krenar Zenku anëtar i KF “Vëllazërimi” dhe Betim Sejdini nga KF “Zajazi”.

Me mirënjohje është shpërblyer për punën e tij gazetari i sportit Refik Zenku dhe si refer i vitit është zgjedhur Kushtrim Lika, i cili ndanë drejtësinë në Ligën e Parë Futbollistike dhe posedon Licencë për referim në futboll të vogël.

Manifestimi sportiv është zhvilluar të mërkurën në mbrëmje në sallën sportive “Jançica” në Kërçovë në prani të një numri të madh të personaliteteve të jetës politike dhe sportive si dhe mysafirë të tjerë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button