Shtajnmajer i gatshëm të bisedojë për marrëdhëniet Greqi–Maqedoni

Shefi i diplomacisë gjermane Frank Valter-Shtajnmajer për DW theksoi se një nga temat që do të bisedohen në Athinë do të jetë edhe Maqedonia.

„Jam i sigurt se udhëtoj në Athinë mirë i përgatitur. Sigurisht që përgatitja ime ka të bëjë edhe me marrëdhëniet Greqi-Maqedoni për të cilat jam i sigurt se do të bisedohet. Me Greqinë do të bisedoj për të gjitha çështjet e hapura si ato me Bashkimin Evropian ashtu edhe për krizën ekonomike dhe marrëdhëniet me fqinjët”, deklaroi Shtajnamajer duke u përgjigjur në pyetjen e DW-së, nëse në bisedimet që do ti udhëheqë në Athinë temë do të jetë edhe Maqedonia dhe bllokada greke. 

Para vizitës në Greqi Shtajnmajer ka pasur takim me kolegun e tij nga Suedia Karl Billd. 

“Shkupi dhe Athina duhet të jenë konstruktive. Të jenë të përgatitur që të bëjnë kompromis i cili është dukshëm në interes të dy shteteve dhe që do të mundësojë që Maqedonia ti fillojë bisedimet paraqasëse me Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Billd pas takimit.

Shtajnmajer sot dhe nesër do të qëndrojë në Greqi ku do të takohet me krerët e lartë të shtetit grek.

Lajme të ngjashme

Back to top button