fbpx

Lëndohet Behrami, mungon 2 muaj

Mesfushori shqiptar me pasaport zvicerane, Valon Behrami do të jetë jashtë fushës së gjelbër për dy muaj.

Behrami ka pësuar një thyerje në shputën e këmbës së majtë, dhe për këtë lëndim ai duhet të pushoj afër dy muaj.

28 vjeçari gjatë ditëve në vijim do të operohet nga një specialist në Itali. Pas kësaj futbollisti do të kalojë një kohë për rehabilitim në Tesinë.

Lajmin për lëndimin e Behramit e konfrimoi edhe babi i tij. Lëndimi i Behramit iu ka shkaktuar kokëdhimbje edhe drejtuesve të Napolit.

Lajme të ngjashme

Back to top button