Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Prizrenit dhe Tetovës

Kryetarja Teuta Arifi sot u prit në një takim zyrtar nga homologu i saj, kryetari i Prizrenit, Ramadan Buja.

Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim ne fushën e zhvillimit ekonomik, turizmit, ambientit jetësor, si dhe këmbimi i eksperiencave tjera që janë në interes të dy komunave. Memorandumi gjithashtu do të shërbejë për të aplikuar ne IPA thirrjen për bashkëpunim ndërkufitar që është aktualisht aktive.

IPA aplikacioni me të cilin do të aplikojnë komunat është projekt për zhvillimin e turizmit rural, gjegjësisht parasheh ndërtimin e shtigjeve malore në Malin Sharr. 

Lajme të ngjashme

Back to top button