Të hënën fillon afati i porvimeve të gushtit për maturën shtetërore

Maturantët që në sesionin e qershorit nuk e kanë marrë maturën shtetërore ose jo në tërësi, do ta japin këtë javë. Siç njoftoi Qendra Shtetërore e Provimit, në afatin kohor të provimeve të gushtit janë paraqitur 1802 nxënës.

Të hënën, 15 gusht, do të japin lëndën e detyruar të gjuhës amtare, shqipe, maqedonisht apo turqisht dhe letërsi.

Gjuhë shqipe dhe letërsi do të japin 266 nxënës, gjuhë maqedonase dhe letërsi 128 nxënës dhe 21 nxënës do ta japin provimin e gjuhës turke dhe letërsisë.

Më 16 gusht do të jepen provimet në lëndën e matematikës për të cilin janë paraqitur 88 kandidatë, më 17 gusht do të jepet gjuha e huaj. Gjuhën angleze do ta japin 1294 kandidatë, atë franceze dhe gjermane nga katër kandidatë dhe një kandidat gjuhën ruse.

Më 18 gusht është caktuar dhënia e lëndëve: fizikë, kimi, biologji, biznes , histori, filozofi dhe estetikë.

QSHP njoftoi se lëndën e biznesit do të japin 199 kandidatë, 218 historinë, biologjinë 82, filozofinë 143 , kiminë 4, fizikën 7 dhe estetikën 14.

Provimet për të gjitha lëndët do të fillojnë në orën 10 dhe do të realizohet në 11 lokacione në Republikën e Maqedonisë. Materiali për provime në të njëjtën ditë kur mbahen provimet do të çohet në shkolla dhe do të kthehet në QSHP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button