Dortmundi pa Lewandowskin, kontakton Arsenalin

Borusia Dortmundi ka filluar që tani të bëjë skuadrën pa Robert Lewandowskin në sulm. Jurgen Klopp tani e ka shenjëstruar talentin e Arsenalit, Serge Gnabry.

Talenti 18 vjeçar gjerman nga dita në ditë po përparon te Arsenali duke rënë në sy të disa skuadrave gjermane. Klopp e ka kontaktuar Arsenalin për blerjen e Gnabryt që në muajin janar.

“Ai është një talent i madh. Më pëlqen stili i tij se si luan. Ne jemi duke shikuar disa lojtarë, ai është një nga dëshirat tona” ka thënë Gnabry.

Lajme të ngjashme

Back to top button