Janeva kërkon lëndë e cila është e lidhur me rastin “Spiuni”

“Prokuroria Speciale Publike (PSP), ka dorëzuar kërkesë deri te Prokuroria Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për dorëzimin e lëndës kundër personit Z.B., i cili u ekstradua në Maqedoni nga Republika e Serbisë”, thuhet në kumtesën e PSP-së, njofton Portalb.

PSP, sqaron se bëhet fjalë për lëndë kundër Z.B. i cili është pjesë e rastit “Spiuni”, për të cilin tanimë ka hyrë nën kompetencat e këtij institucioni.

Personi në fjalë është gazetari Zoran Bozhinovski, të cilit Këshilli Penal në kuadër të Gjykatës Themelore Shkup 1 -­ Shkup, duke vepruar për propozimin e Prokurorisë Themelore, më 7 korrik të këtij viti, ka sjellë vendim me të cilin e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe e ka vazhduar masën e arrestit për 30 ditë.

Zoran Bozhinovski, është arrestuar më 21 prill në Novi Sad nga autoritetet serbe, ndërkaq një ditë pas është ekstraduar në Maqedoni.

Arrestimi i Bozhinovskit është kryer me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar është ngritur kundër tij në vitin 2013, si i dyshuar në rastin “Spiuni”.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka shprehur dëshpërimin dhe shqetësim lidhur me vendimin e autoriteteve serbe për ekstradimin në Maqedoni të gazetarit Zoran Bozhinovski.

SHGM ka siguruar mbrojtje juridike për kolegun Bozhinovski dhe ka kërkuar nga Zyra e Avokatit të popullit, Ixhet Mehmeti, ta vizitojë në burg gazetarin.” thuhet në kumtesën e SHGM, transmeton Portalb.

Federata ndërkombëtare e gazetarëve, në Kongresin e 29-të, që u mbajt nga data 7-10 qershor në qytetin Angers në Francë, ka miratuar një rezolutë urgjente, me të cilën dënojnë pushtetin në Maqedoni për arrestimin e gazetarit Zoran Bozhinovski, njoftojnë nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, transmeton Portalb.

FNG arrestimin e Bozhinovskit e cilësojnë si praktikë jo demokratike.

KNG ka shprehur gatishmëri për t’i përkrahur përpjekjet e SHGM-së për mbrojtjen e lirisë së mediave dhe të drejtave të gazetarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button