Myftiu i Dibrës, viziton përfaqësuesit e kishës me rastin e festës së Krishtlindjes

Si çdo vjet edhe sivjet në kishën ortodokse   “Shën Pjetri”,  myftiu i Dibrës, Ramazan Asa i uroi festën e Krishtlindjes përfaqësuesit të kishës Bllagoja Spiroski dhe  mbarë besimtarëve ortodoks duke u dëshiruar mbarësi dhe suksese në të ardhmen. 

“Qëllimi i festave fetare është të arrihet bashkim familjar, shoqëror dhe miqësor. Me këto festa njerëzit janë të lumtur , të gëzuar dhe të bashkuar  pa urrejtje dhe pa përçarje ndaj njëri tjetrit pa dallim feje dhe etniteti, sepse fetë gjithmonë kanë  luajtur këtë rol në historinë e njerëzimit”, theksoi  myftiu i Dibrës, Ramazan Asa.

Ndërkaq i pari i KIshës ortodokse në Dibër, Bllagoja Spirovski duke uruar festën e Krishtlindjeve , gjithë besimtarëve ortodoks  potencoi se “Dita e Krishtlindjeve  është dita e madhe e besimtarëve ortodoks , dita e ringjalljes së Krishtit, dita e bashkimit e të gjithë njerëzve. Prania dhe tradita e përhershme  që haset në Dibër mes dy konfesioneve fetare,   është shembull për vendin tonë”. 

“Bashkëjetesa jonë secilën ditë shtohet dhe zhvillohet. Dashuria ndaj njëri tjetrit është e madhe dhe kjo ndodh vetëm në Dibër. Dëshiroj që ne të parët e Shtëpive të Zotit, të xhamive dhe kishave, të jemi shembull për gjeneratat e reja, të kontribuojmë  për respektin mes etniteteve në jetën e përditshme , mirëkuptimin tonë, sepse jemi një familje e madhe dhe e do të mbetemi përherë bashkë për të ndihmuar njëri tjetrin”, theksoi prifti Spirovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button