Për shtatë ditë regjistrohen 366 të prekur nga gripi

Gjatë javës së parë nga viti 2014 në Republikën e Maqedonisë, nga gjithsej 31 njësi raportuese, vetëm 13 janë lajmëruar të sëmurë me simptome gripi gjithsej 366. 

Në krahasim me numrin e të sëmurëve për javën e parë nga sezoni i kaluar (143), shënohet rritje për 2,6 herë, ndërsa në krahasim me numrin mesatarë të sëmurë për të njëjtën javë në 10 vitet e kaluara (1172), janë regjistruar 3,2 herë më pak persona të sëmurë. 

“Mesatarisht numri i rasteve me grip në nivel javor, në periudhë prej 2003/2004-2012/2013, krahasuar me numrin e rasteve të lajmëruara javore në sezonin 2012/2013 dhe 2013/2014. Gjithsej numri i të sëmurëve nga gripi në vend nga fillimi i sezonit 2013/2014 (40 javë, 2013) deri në javën e parë të 2014-ës, është 1.343. 

Në këtë periudhë nuk ka të regjistruara raste me vdekje të asocuara nga infeksione me viruset e gripit. Në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (740), shënohet rritje e numrit të përgjithshëm të sëmurëve për 81,5%, ndërsa në krahasim me mesataren e periudhës 10 vjeçare (1423) është regjistruar ulje e numrit të sëmurëve për këtë sezon pë 5,6%”, thonë nga Instituti për shëndet publik. 

Persona të sëmurë janë lajmëruar nga 23 njësite lajmëruese, madje në 12 njësi numri i të sëmurëve që është regjistruar është më i vogël se 10 për tërë periudhën deri në javën e parë. 

Përcjellja e sëmundjes nga gripi gjatë muajve, shfaq atë se në muajin dhjetor janë lajmëruar më shumë raste me simptome gripi (606 raste, 45,1%), ndërsa vetëm në javën e parë nga janari të 2014-ës, 366 rastet e lajmëruara janë 27,3% nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve në tërë sezoni 2013/2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button