Vazhdojnë shkeljet e Izraelit në Mesxhidi Aksa

Dhjetëra kolonë hebrenjë kanë hyrë në oborrin e Mesxhidi Aksasë në Jerusalem nën mbrojtjen e policisë izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Mesxhidi Aksasë, Omer el-Kisvani tha se 105 kolonë hebrenjë kanë hyrë në oborrin e Aksasë nën masa të rrepta të sigurisë, të mundësuara nga policia izraelite.

Ai tha se kohëve të fundit është rritur hyrja e kolonëve hebrenjë në oborrin e Aksasë. “Dje në oborrin e Aksasë hynë 120 hebrenjë. Hyrja e kolonëve hebrenjë në Aksa është shndërruar në një aktivitet të organizuar. Krahas kolonëve, në grupe marrin pjesë edhe zyrtarë nga Organizata e Monumenteve Historike Izraelite, fëmijë, mësimdhënës nga shkollat që zhvillojnë arsim fetar dhe pjesëtarë të sigurisë”, theksoi Kisvani.

Që nga viti 2003, qeveria izraelite i pranon brenda oborrit të Aksasë kolonët hebrenjë nën përcjellje policore dhe kohë pas kohe sjell kufizime në moshë për myslimanët.

Shumë organizata dhe politikanë radikalë izraelitë bëjnë thirrje që Mali i Tempullit, në të cilin ata besojnë se ka ekzistuar tempulli hebre, që është rrënuar dy herë, të hapet për adhurim për ta. Ndërkaq, qeveria izraelite nuk lejon që hebrenjtë të cilëve u lejohet hyrja në Aksa të kryejnë adhurime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button