Maqedonia me numrin më të madh të duhanpirësve në Ballkan

Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina, ndodhen ne grupin e vendeve me numër më të madh të duhanpirësve në Evropë, por edhe në Botë, thuhet në hulumtimin që kanë bërë profesorët e Universitetit amerikan në Uashington.

Hulumtimi që është bërë bë 187 shtete të botës e ka udhëhequr Instituti për evoluimin e shëndetësisë.

Nga këto hulumtime tregohet se në rajonin e Ballkanit, më së shumti duhanpirës, respektivisht 37 për qind, nga numri i përgjithshëm i popullatës në Maqedoni pinë duhan.

Në Bullgari 36 për qind e popullatës pinë duhan, në Romani 28, Turqi 26, Slloveni 24 dhe në Sllovaki 23 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button