“Zgjate Dorën” paralajmëron protesta

Organizata joqeveritare ”Zgjate Dorën” ka reaguar ndaj institucionevetë cilët e bënë provokimin e radhës, atë lidhur me emërtimin e shtegut të skijimit Shën Ilija (Sveti Ilija) në Popova Shapkë. 

Me këtë akt, sipas tyre, është bërë irritim i skajshëm i qytetarëve shqiptarë të Tetovës duke mos i konsultuar për këtë vendim. “Qytetarët revoltin e tyre mund ta shprehin në shumë forma demokratike, si psh reagime,mosdëgjueshmëria qytetare e deri te protestat gjithë qytetare. Durimi i qytetarëve ka fund, nuk e tolerojnë veten të margjinalizohen dhe të vihen në akte të kryera. 

OJQ u lodhën duke reaguar me kumtesa dhe kërkesat e tyre as që dëgjohen në vesh të shurdhër të pushtetit. Në të ardhmen duhet të merren masa radikale për t’u bindur institucionet për dinjitetin e qytetarëve. Qytetarët kenë të drejtë të demonstrojnë për të drejtat kolektive kur ato u shkelen nga ana e pushtetit qendrore apo lokal. 

Me emërtime të njëanshme nuk do të mundet të s’ndërtohet bashkëjetesanë mes qytetarëve me etnitete të ndryshme por kjo ma shumë i pezmaton plagët akoma të pashëruara dhe kjo tendencë e njëanshme e pushtetit për tukënaqur vetëm njëra palë,e cila i ka uzurpuar mekanizmat shtetërore. 

Lindja e këtyre dukurive nacionaliste kundrejt etniteteve tjera do të jetë fatale për qytetarët e pafajshëm , të cilët investuan bashkë me ndërkombëtarët të ndërtojnë në shoqëri multinacionale pa konflikte, e cila kushtëzohet ngavetë përbërja demografike e shtetit. Lusim pushtetin lokal të komunës së Tetovës, Këshillin Komunal dhe sektorin e urbanizmit, të ndërmarrë akte konform ligjeve për ta përmirësuar lëshimin e ndodhur”, thuhet në reagimin e OJQ “Zgjate Dorën”.

Lajme të ngjashme

Back to top button