“Makbeth” i Teatrit Shqiptar të Shkupit sonte në “Verën e Ohrit”

Teatri Shqiptar ­ Shkup do të jetë pjesëmarrës në “Verën e 56­të të Ohrit” me Tragjedinë e Shekspirit “Makbethi” në regji të Diana Dobrevas nga Bullgaria. Për shkak të kushteve të paparashikueshme të motit, shfaqja në vend se në Sarajin e Poshtëm do të luhet në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë “Grigor Përliçev”, me fillim prej orës 21.

Në konferencën e djeshme për shtyp u theksua se publiku mund ta kuptojë se pse pikërisht me këtë shfaqje të “Makbethit” Teatri Shqiptar e shënoi 65­vjetorin e themelimit. “Ajo që është shumë e rëndësishme është që e njohëm Diana Dobrevan, propozimi që të punohet “Makbethi” ishte i saj dhe na vjen mirë që si produksion e pranuan propozimin e saj dhe që ky bashkëpunim rezultoi me një produkt të tillë”, tha Anita Latifi nga IP Teatri Shqiptar ­ Shkup. Regjisorja Dobreva theksoi se shfaqja e saj më e re është rezultat i përshtypjeve që tek ajo i lënë veprat dramatike në të cilat trajtohen personazhe të fuqishme femërore.

“Ishte shumë interesant që Shekspiri të punohet në gjuhën shqipe. Aspak nuk ishte e lehtë, por është mjaft interesant pasi që vlerësoj se gjuha shqipe është mjaft magjike për skenën, i jep një nuancë misterioze veprës”, tha ajo. Për “Makbethin” tha se është tekst aktual i cili ka qenë i tillë që para krijimit të tij, jam e bindur se ashtu do të mbetet, siç theksoi, deri në fund të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button