Çka është tradhëtia e Zaevit?

Erol Rizaov, kolumnë –“Çfarë kërkon Zaevi te Fyle”, Utrinski Vesnik
Pyetja më e dhimbshme është se ku e gjetën tradhtinë e Zaevit nëse ka kërkuar që komisioni evropian ta shfrytëzojë kryesinë greke me BE dhe në mënyrë më direkte të kyçet në zgjidhjen e çështjes së imponuar, duke e potencuar qartë  domosdoshmërinë e marrëveshjes konsensuale për këtë problem brenda në shtet.

Tatjana Popovska, editorial –“ Pengje të dialogut politik”, Utrinski Vesnik
Fyle edhe pushtetit edhe opozitës u dha në dije se perspektivat evropiane të vendit, përkrah çështjes me Greqinë, janë të bllokuara dhe për shkak të ngacmimeve të tyre , inatosje dhe llogarive politike…

Ljupço Popovski, kolumnë –“Punët e kishës”, Utrinski Vesnik
Dy porosi të krishtlindjes –ajo e Papës Francisko dhe e kryepeshkopit Stefan – i tregojnë dy botërat në erën kur epoka e krishterimit ka kaluar. Njëra tenton të tregon narrativ të ri, e tjetra është e lidhur në dogma skolastike.

Petar Arsovski, kolumnë – “ Paqetat e reja”, Utrinski Vesnik
Nën bredhin për Vitin e Ri ka pak dhurata, e ato që janë, janë lodra të vjetra.

Pande Kolemishevski, kolumnë – “Synetia dhe kthimi i botës”, Dnevnik
Qysh kur apostujt kanë arritur kompromisin për mos synetimin e besimtarëve të rinj, krishterimi ka filluar të zgjerohet me shpejtësi shumë të madhe nëpër Evropë, kështu që nëpër shekuj ky numër ka arritur 2 miliardë njerëz.

Xhejson Miko, kolumnë – “ Nuk pres ndonjë lëvizje të madhe nga Greqia ose nga bashkësia ndërkombëtare, përveç deklaratave të vazhdueshme pa sens se Maqedonia dhe Greqia duhet patjetër të marrin “një vendim të përbashkët”, gjë që nuk do të thotë asgjë në praktikë.

Petar Atanasov, kolumnë – “ Si arrijti Gruevski ta kthejë Maqedoninë prapa në vitin 1989?”, Sloboden Peçat
Lideri autoritar ka nevojë për pushtet sa më të madh, sepse është i bindur se me fuqi më të madhe më lehtë sundohet. E përkundër kësaj, fuqinë e përdor për një lloj represioni dhe frikësimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button