fbpx

Berisha e quan Lubonjën sozi të Kadri Hazbiut

Ish-kryeministri Sali Berisha e akuzoi dje analistin Fatos Lubonja si një njeri të shpërfytyruar deri në ekstrem, sozia e Kadri Hazbiut e Feçor Shehut.

Në një status të publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, ai iu referua emisionit “Opinion” të një nate më parë, ku në një moment gjatë reklamave Lubonja fyeu Adri Nurellarin me fjalën “plehrë” pas qëndrimit të mbajtur prej tij lidhur me armët kimike.

“Fatos Lubonja, mbrëmë, i shpërfytyruar deri në ekstrem, ishte më shumë se kurrë vetja, uni i tij, ishte sozia e Kadriut, Feçorit, Arianitit, Jorgo Sulit, ishte hetuesi i tij, prokurori i tij, gardiani i tij, i ati i tij. Ai pra, me egërsinë njerëzore mund të ishte secili prej tyre”, shkruan Berisha në Facebook.

Sipas tij “Fatos Lubonja ka derdhur tonelata shpifje, trillime ordinere ndaj meje dhe kurrë nuk kam reaguar, nuk kam marrë mundimin të përgënjeshtroj, sepse jam ndier dhe ndihem i nderuar nga qëndrimet e tij dhe të ndonjë tjetri që me shpifjet, trillimet, sharjet e tyre bëjnë të kundërmojë urrejtje mjedisin ku flasin dhe faktojnë se çfarë përfaqësojnë”.

SALI BERISHA
Mbrëmë teleshikuesit që ndoqën “prapa perden”, apo “pa maska”, të emisionit “Opinion” të TV Klan, panë një skenë unike, atë të shpërthimit të mllefit, urrejtjes së papërmbajtur të një analisti ndaj një analisti tjetër, pjesëmarrës në një debat.

Ky shpërthim primitiv, që të kujtonte skenat filmike të egërsisë së persekutorëve mizorë të regjimeve diktatoriale në qelitë e burgjeve ndaj viktimave të tyre, nuk ishte qëndrimi i një të dehuri, as dhe i një të sëmuri psikik apo një delinkuenti ordiner.

Ky ishte shpërthimi i tritolit në shpirtin e një publicisti, shkrimtari, analisti të përnatshëm në ekranet e TV, Fatos Lubonjës, i cili në akces tërbimi primitiv ndaj kundërshtarit të tij (armik), veçse nuk po kafshonte telefonin me të cilin fliste (Panorama)

Lajme të ngjashme

Back to top button