Rritet çmimi i ujit në Tetovë, qytetarët të revoltuar

Nga 1 prilli  pritet që të rritet çmimi i ujit në qytetin e Tetovës. Një gjë të këtillë e ka paralajmëruar edhe drejtori i NPK-së Xhelal  Ceka.

Sipas Cekës, faturimi i ujit duhet të rritet për shkak të kredisë nga “KHV Banka”, rritjes së çmimit të derivateve të naftës dhe përkundër këtyre, ai vlerëson se çmimi i ujit në rajonin e Tetovës është më i ulët, transmeton Portalb.

“Tetova ka çmimet më të ultë në nivelin republikan 8.89 denarë, ndërsa në Shkup, Kumanovë apo di kund tjetër është 20 denarë e më lartë dhe planifikojmë që çmimin ta risim diku rreth 40 %. Kemi rritje të njëpasnjëshme të çmimeve të derivateve dhe rrymës ndërsa çmimi i ujit nuk është rritur me vite të tëra dhe ne e kemi patjetër të bëjmë këtë” , ka theksuar Xhelal Ceka.

Sipas tij, rritja  e çmimeve të ujit duhet të bëhet për të funksionuar më normalisht si ndërmarrje.

 “Çmimet do të jenë nga 14 deri në 16 denarë. por këtë do e bëjmë në prill kur sasia e ujit do të rritët dhe i gjithë qyteti do të ketë ujë të mjaftueshëm. Prej muajit maj fillojmë edhe sistemin e ri të ujësjellësit prej 8 kilometra e gjysmë, siç e dimë janë siguruar edhe mjete nga buxheti i RM-së”,  thotë drejtori i NPK-së Xhelal Ceka.

Ndërsa në anën tjetër qytetarët e Tetovës shprehen të revoltuar me këtë vendim të ndërmarrjes publike komunale, pasi që qyteti i Tetovës nuk ka ujë për pije dhe nuk do të ishte normale kjo rritje e çmimeve, sipas tyre.

“Mendoj se nuk është mirë që të rritet çmimi i ujit. Sasi të ujit do të ketë  vetëm në prill dhe më pas do të paguajmë më shumë dhe nuk do të kemi ujë, thonë se do e sjellin, pot nuk e besojmë jemi mësuar me gjëra të këtilla çdo vit thotë Dritan Rexhepi një qytetarë i Tetovës  .
“Në Tetovë paguajmë në mënyrë paushallë dhe nuk mund të rriten çmimet për një gjë që nuk e kemi të rregullt. Unë duhet të paguajë si një qytetarët që harxhon ujë,  a unë nuk kam ujë “thotë Ylberi nga Drenoveci i Tetovës .

Edhe pse rritja e çmimeve do të bëhet në muajin prill, kur edhe do të ketë sasi më të madhe të ujit, kur edhe në të njëjtën kohë pritet të fillojnë edhe punët për ndërtimin e ujësjellësit, por sipas të gjitha paralajmërimeve furnizimi i rregullt i qytetit me uji, nuk pritet të përfundoj këtë vit, që do të thotë se tetovarët edhe këtë verë do të paguajnë ujë më shumë, ndërsa në disa pjesë të qytetit do të ketë mungesë të ujit për pije.

.

Lajme të ngjashme

Back to top button