Prezantohet Plani i përzgjedhur ideor për sheshin e qytetit në Gostivar (FOTO)

Përmes një konference për shtyp, udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm, komunikacion, veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor në Komunën e Gostivarit, Jeton Salija prezantoi planin e përzgjedhur ideor për sheshin e qytetit në Gostivar.

Salija bëri me dije që konkursi për zgjedhjen ideore të sheshit të qytetit u hap më dy qershor, kurse në afatin e paraparë konkurruan dy subjekte juridike.

Komisioni i përzgjedhur nga kryetari i Komunës bëri përzgjedhjen mes dy projekteve konkurruese dhe u përcaktua për projektin e paraqitur nga ndërmarrja projektuese “Bina Arkitekture“, nga Shkup.41234

“Struktura urbane e ruajtur sot në zonën e Qendra së Qytetit – Gostivar, e cila paraqet pjesë të bërthamës së dikurshme të qytetit, në parim e pasqyron koncepcionin urban të konstatuar kah fundi i shekullit XIX në pjesën qendrore të qytetit. Me zgjidhjen ideore arkitektonike shpresojmë të arrihet funksionalitet dhe formësimin e fasadave të objekteve përgjatë rrugëve të qendrës së qytetit të Gostivarit me rrugët kryesore përreth respektivisht trotuaret, me trajtim të veçantë të qasjes për këmbësorë dhe infrastrukturën e trafikut dhe me shndërrim të përkohshëm në këtë pjesë të shëtitores në periudhën e verës në orët e mbrëmjes”, tha Salija.

Në projekt, shtoi ai, është paraparë lidhja e sheshit të qytetit me parkun e vogël në qendër të qytetit si tërësi funksionale.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua zgjedhjes së vendeve ku është paraparë trafik automjetesh me vende të përcaktuara saktësisht për parkim në përputhje me Aktvendimin për parkim zonal në rrugët e parashikuara për parkim zonal dhe kryqëzimet me trafikun e këmbësorëve me zgjidhje të mundshme si një nivel. Po ashtu, sigurimi i më shumë hapësirave të gjelbra me gjelbërim të lartë dhe të ulët, si dhe hapësirë ​​për vendosjen e simbolit karakteristik për qytetin, është një nga elementet e rëndësishme të zgjidhjes arkitektonike, ishin ndër kriteret e paracaktuara nga Komuna e Gostivarit”, theksoi Salija.

Projekti i përzgjedhur përfshinë edhe objektet e parashikuara sipas Planin të Detajuar Urbanistik për Bllokun Ubran 1.

“Në projekt është definuar përpunimi parter dhe që përfshihen të gjitha elementet e nevojshme të pajisjeve urbane për të cilat konsiderohet se janë të domosdoshme për funksionimin e një ambienti të këtillë urban, siç janë vendet për ulëse, ndriçimi rrugor- kandellabrat, shportat për mbeturina, fontanat, gjelbërimi i ulët dhe i lartë, mbulime, sinjalizimi vertikal dhe horizontal për komunikacion, tabelat informative për parkim zonal etj. Me zgjidhjen ideore arkitektonike,  parashihet një sipërfaqe për mbajtjen e manifestimeve publike në qytet, si dhe vendosja e punimeve artistike që do të zbukurojnë pamjen e sheshit të qytetit”, shtoi ai.

Udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm, komunikacion, veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor në Komunën e Gostivarit, Jeton Salija u shpreh se përgatitja e planit ideor për sheshin e qytetit ishte premtim elektoral i kryetarit Nevzat Bejta, dhe se në vitet në vijim ky projekt do të realizohet në praktik. Në vazhdim, do të përgatitet Projekti themelor që do të përfshinë konstruksionin financiar, afatet e realizimit, si dhe gjitha detajet rreth realizimit të projektit për sheshin e qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button