Vërshimet, Komuna e Tetovës prej sot ka hapur qendrën e grumbullimit të ndihmave

Komuna e Tetovës duke filluar nga sot, ka hapur Qendrën e grumbullimit të ndihmave për zonat më të goditura nga vërshimet e 6 gushtit në Shkup.

“Bëjmë thirrje deri te qytetarët, kompanitë dhe shoqatat, që ndihmat e tyre në ujë të pijshëm, ushqim të konservuar, veshmbathje dhe materiale higjienike, ti dërgojnë në Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë, prej ku të njëjtat do të dërgohen në Haraçinë dhe Hasanbeg si vende më të goditura, të cilët tash si asnjëherë më parë kanë nevojë për ndihmën dhe solidaritetin tonë vëllazëror. Tregoni humanizmin në vepër, dhe së bashku të ndihmojmë bashkëqytetarët tanë”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Për çdo informatë keni në dispozicion nr. e telefonit 075 369 048

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button