Volkswagen konfirmon Passat Sport 2014

Gjiganti gjerman Volkswagen ka prezantuar Passatin e ri Sport, i cili pritet të jetë i disponueshëm në treg gjatë këtij viti.

I bazuar në konceptin Passat Performance, Passati i ri është një veturë familjare e cila përmes dizajnit klasik dhe fellneve 19 inç, ju bën të ndjeheni si mbret gjatë ngasjes. Sa i përket ngjyrës, do të jenë të disponueshme e bardha, hiri dhe një ngjyrë e kombinuar e quajtur urano.

Kabina është e pajisur më karrige sportive, fibër karboni dhe pedale të gjëra. Por kjo veturë nuk është ndalur me kaq, pasi aty janë ngrohësit special për karrige dhe instrument tabela e fjalës së fundit të teknologjisë.

Fuqia motorike, vjen nga motori tubocharge me 1.8 litra me katër cilindra që gjeneron 170 kuaj fuqi. Dhe falë transmisionit manual me gjashtë shpejtësi, kjo veturë ushtron shpejtësi marramendëse dhe është mjaft e manovrueshme. Passat Sport do të del në shitje me një çmim fillestar prej 27,295 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button