Në Tetovë ka më shumë kërkesa për regjistrimin e traktorëve

Deri më një korrik, fermerët duhet që t’i regjistrojnë  traktorët. Gjithsej 20 mijë persona kanë bërë kërkesë që të tregojnë pronësinë. Më së shumti kërkesa për regjistrimin e  traktorëve janë bërë  në Tetovë, pastaj në Manastir dhe Strumicë.

Shifrat tregojnë se interesimi orë regjistrimin e traktorëve është i madh dhe një e treta e numrit të përgjithshëm të traktorëve ka qenë pa dokumentacionin e nevojshëm dhe në mënyrë jolegale është inkuadruar në komunikacion.
 
Me regjistrimin e traktorëve, pronarët fitojnë të drejtën e dokumentacioneve dhe do të mund të lëvizin me traktorë në komunikacion.  

Sipas të dhënave në teren, Maqedonia disponon me 53.606 traktor nga të cilët 30 mijë janë të paregjistruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button