Gjermania fut në shkolla mësimin e fesë Islame

Për herë të parë në shkollat publike në Gjermani do të ofrohen dije mbi fenë Islame. Për këtë po trajnohen mësues të cilët do të japin mësim fenë myslimane duke u bazuar në literaturë të gjerë fetare me qëllim që pjesa e madhe e popullsisë myslimane që ka emigruar në këtë shtet të mësojë të vërteta dhe jo të influencohen nga radikalistët që po shtohen në numër.

Kështu shkruan ‘New York Times’ në një artikull ku theksohet se pakicat myslimane janë nga shtete si Shqipëria, Turqia, Maroku dhe Afganistani.

Kjo bëhet me qëllim që mes popullsisë të rritet harmonia dhe feja të mos përkthehet si një kërcënim i jetës së qytetarëve.

Sipas gjermanëve kjo nevojë ishte urgjente. Zyrtarë të sigurisë pohojnë se 2 shtetas gjermanë jo më shumë se 16 vjeç janë vrarë në Siri pasi i janë përgjigjur thirrjes për Xhihad dhe dyshohet se janë rekrutuar nga një vijë e ashpër fetare që predikon në Frankfurt.

Sipas studimit me këto sfida po përballen dhe vende si Britania, Spanja, Franca dhe vende skandinave. Nuk bëhet fjalë vetëm për emigrant që kanë emigruar prej vitesh por së shumti për fëmijët që po lindin dhe rriten në Gjermani./ Express

Lajme të ngjashme

Back to top button