“Gjuha shqipe”, cilat gabime fonetike i bëjmë më së shpeshti?

Si rezultat i mosnjohjes së mirëfilltë të rregullave drejtshkrimore, por dhe atyre gramatikore, çdo ditë e më shumë, gjithandej po bastardohet gjuha shqipe. Për ta sensibilizuar sadopak opinionin, “Portalb.mk”, ka përgatitur një sërë shkrimesh të titulluara me emrin “Gjuha Shqipe” të cilat do të botohen një herë në javë. Sot më poshtë do ta hapim çështjen e fonetikës.

GABIMET FONETIKE

Parimi themelor i drejtshkrimit të shqipes është parimi fonetik: në përgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjërimin letrar. Thelbi i parimit fonetik në drejtshkrimin e shqipes, që mbështetet në një sistem grafik ku ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis shkronjës dhe tingullit-fonemë, është aspekti fonologjik, domethënë përdorimi social i tingujve të gjuhës në procesin e marrëdhënieve midis njerëzve. Parimi fonetik synon vendosjen e një lidhjeje sa më të ngushtë midis trajtës së shkruar dhe trajtës së folur të gjuhës letrare. Prandaj, kur në shqiptimin letrar ka variante të lejuara nga norma e sotme, drejtshkrimi mbështetet tek ajo trajtë që është më e përgjithshme dhe që pajtohet me prirjen e zhvillimit të sistemit fonetik të shqipes letrare. Edhe pse ky parim fillimisht duket i thjesht, mirëpo në zbatim është paksa i ngatërruar. Kemi mjaft shembuj ku ky parim shkelet dhe nuk respektohet. 

Zëvendësimi i /e/-së së theksuar me /ë/ të theksuar

Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëllore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit. Në botën e internetit gjithandej, ky rregull shumë shpesh nuk zbatohet, t’i shohim shembujt konkret. Këtë dukuri e shohim edhe te shtresa më e lartë intelektuale, ku si duket pretendojnë të shfaqin një kulturë më të lartë gjuhësore, në këtë rast bëjnë gabim duke e vendosur në vend të e-së, ë-në, transmeton Portalb.

1

Përdorimi i gabuar dhe mospërdorimi i ë-së së patheksuar

Ë-ja e patheksuar është një ndër gabimet më të shpeshta që bëhen në internet, këtë lloj të gabimit e bëjnë si gazetat elektronike ashtu edhe njerëzit e profileve të ndryshme intelektuale e të mos flasim për popullatën e thjeshtë e cila thuajse në 80% të rasteve e gabon. Ë-ja e patheksuar ndahet në atë paratheksore, pastheksore dhe fundore. Sipas klasifikimit do ti japim disa shembuj më poshtë.

  • Ë-ja paratheksore          

2w2a

  • Ë-ja prapatheksore 

3a

 Ë-ja fundore

4

Zëvendësimi i y-së me i-në (Zhbuzorëzimi i y-së)

Është dukuri mjaft e shpeshtë ku kjo bëhet për shkak të disa të folmeve që fare s’e kanë shkronjën y. Gjithandej në internet e shohim me të madhe mosdallimin e zanores së buzorëzuar y dhe zanores së pabuzorëzuar  i. Më poshtë do të sjellim shembuj konkret të cilët janë më të përdorura nga masa e gjerë, sepse sfera intelektuale, por edhe gazetat elektronike në shumicën e rasteve nuk e gabojnë.

5

Përdorimi i gabuar i apostrofit

Edhe apostrofi shumë herë po përdoret gabimisht. Ja disa shembuj: Nuk kam kujt ti flas për problemet e mia; Çka është më keq e dashura Arigonë, t’i edhe mund të vetëvritesh e këtu askush asnjë fjalë nuk do ta thotë; … si pasojë për tu mbrojtur nga ekspeditat luftarake që bënin fqinjët; Raportin e Misionit Faktmbledhës do t’a paraqesë Ambasadori belg në OKB Johan Verbeke; Ligji për gjobat nuk do të ndryshohet, i kemi votat për t’a rivotuar; Poeti ka sistemuar librin në pesë nëncikle, duke ju referuar temës dhe mesazheve që përcjellin; etj.

Në të gjitha këto raste apostrofi është përdorur gabimisht, sepse mungon ose është i tepërt: Në shembullin e parë trajta ti, siç është shënuar, e ka formën e përemrit vetor të vetës së dytë njëjës. Por në të vërtetë këtu është fjala për bashkimin e dy trajtave: të pjesëzës dhe të trajtës së shkurtër të përemrit vetor (ai/ajo) në rasën dhanore (atij/asaj, i ).

Prandaj, sipas Drejtshkrimit të gjuhës së sotme shqipe dhe rregullave gramatikore të gjuhës sonë ky bashkim trajtash gjithmonë duhet të shënohet me apostrof në mes, pra me t ‘i (Nuk kam kujt t’i flas për problemet e mia). Mirëpo shembulli: t’i edhe mund të vetëvritesh…, paraqet të kundërtën e kësaj, ngase këtu fjala nuk është për një bashkim trajtash, por thjesht kemi të bëjmë me një përemër vetor të vetës së dytë njëjës ti. Edhe në shembullin pasues bashkimi i trajtës tu është dashur të ndahej me apostrof (pra, t’u), sepse kemi bashkimin e pjesëzave të + u (Për t’u mbrojtur nga). Në anën tjetër, trajta e bashkuar t ‘a është dashur të përdorej pa apostrof (pra, ta), sepse këtu kemi të bëjmë me bashkimin e pjesëzës të mënyrës lidhores me trajtën e shkurtër të përemrit vetor (ai) në rasën kallëzore (atë, e). Pra: të + e = ta. Për analogji me këtë edhe bashkimet përemërore ma, ia, jua, ua etj., sipas një rregulle drejtshkrimore duhet të shënohen kështu pa apostrof, por që, për fat të keq, gjithandej në internet nuk po e përfillin atë, përcjellë Portalb.

Shpeshherë apostrofin e gjejmë të përdorur gabimisht te ndarja e pjesëzave: t ‘mos, si në shembullin: për t ‘mos ngecur së prapthi, për t ‘mos lënduar, apo për t ‘ia lënë si palimpset sublimes, madhështisë së krijuesit. Në shembullin e fundit apostrofi është përdorur dy herë  gabimisht, sepse nuk e ka vendin aty dhe është krejtësisht i panevojshëm. Pra, është dashur të shkruhej: për të mos ngecur, për të mos lënduar.

Përdorimi i Rr-së

Ndër gabimet më të  shpeshta që gjejnë përdorim gjithandej në internet gjithashtu është edhe gabimi i shkronjës rr ose thënë më qartë përdorimi i gabueshëm ku e shohim shpeshherë duke e ngatërruar me r-në. Më poshtë do të japim shembuj të marra nga faqet e internetit si dhe nga rrjetet sociale.

 6

Ngatërrimi i gj-së me xh-në dhe q-së me ç-në

Është ndër gabimet më të përhapura kryesisht të shtresës popullore, por duke mos mënjanuar edhe bisedat nëpër forumet e ndryshme, madje edhe disa portale (jo të gjitha). Kjo dukuri shihet më tepër në të folmen e kosovarishtes, të cilët gjatë shkrimeve të ndryshme nëpër faqe të ndryshme të internetit e shohim se nuk e dallojnë gj-në prej xh-së si dhe q-në prej ç-së. Ka mjaft shembuj, mirëpo do të japim disa më konkret, apo disa që gjejnë përdorim më të madh.

 7

VAZHDON…

BURIME: 

  1. Akademia e shkencave, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1972
  2. Akademia e shkencave, Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002
  3. Akademia e shkencave, Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, 2002
  4. DEMIRAJ, Shaban, Gramatika e gjuhës shqipe, Tiranë, 1962
  5. DEMIRAJ, Shaban, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe II, Tiranë, 1961
  6. DEMIRAJ, Shaban, Rreth disa çështjeve thelbësore të shqipes standarde: Studime filologjike, Tiranë, 2002
  7. HAMITI, Asllan, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës standarde shqipe, Shkup, 2005
  8. SPAHIU, Agim, Gabimet më të shpeshta gjuhësore në shtypin tonë, Prishtinë, 2007
  9. SHKURTAJ, Gjovalin, Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi në mediat e sotme të shkruara dhe të folura: Gjuha jonë, Tiranë, 2000
  10. THOMAI, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2011

LEXO: 

“Gjuha shqipe”, çfarë duhet të dimë që të mos bëjmë gabime drejtshkrimore

Çfarë kuptimi ka emri “shqiptar”?

Atë që çdo shqiptar duhet ta dijë për gjuhën shqipe

Pse të huajt shqiptarët i quajnë “Alban”?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button