Këngëtarët ia mësyjnë Australisë

Udhëtimet e shpeshta drejt vendeve ku ka shqiptarë nuk kanë munguar asnjëherë për ta. Por, së fundmi këngëtarët nga Kosova po frekuentojnë një kontinent tjetër, ku më përpara se kanë vizituar shpesh.

Tregun muzikor në Australi kanë nis ta vizitojnë më shpesh se kurrë më parë, që vitin që shkoi. Ndërsa duket se përgjatë këtij viti lëvizjet e këngëtarëve drejt Australisë do të shpeshtohen. E kjo bazuar në faktin se qysh tash pjesa më e madhe e këngëtarëve që frekuentojnë mbrëmjet muzikore, kanë aranzhuar datat e koncerteve në këtë shtet të largët.

Mes tyre janë edhe Sabri Fejzullahu, Vesa Luma, Big Basta që për festën e madhe të pavarësisë së Kosovës do të rrugojnë drejt Australisë, për të qenë pranë bashkatdhetarëve tanë atje.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja Vesa Luma në faqen e saj zyrtare. “Turne në Australi. Në shkurt 2014. Përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës me bashkatdhetarët tanë në fund të botës See you soon”, ka shkruar ajo, duke na zbuluar se atje do të kenë edhe një turne koncertesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button