Durrës, kapet grupi i trafikut, bllokohen 100 kg drogë pranë portit

Pesë persona janë arrestuar në Durrës me 100 kg drogë. Policia ka thënë se ka vënë në pranga shtetasit Orges Shqopa 30 vjeç, Viktor Shkurti 28 vjeç, Gazmir Baruni 28 vjeç, Sajmir Zotkaj 29 vjeç dhe Geris Agasi 23 vjeç.

Burimet e policisë, kanë thënë se lënda narkotike është kapur pranë portit të Durrësit.
Aksioni u finalizua në hyrje të portit, në kohën kur po vendosej droga në një kamion.

Droga është gjetur në 2 automjete pranë Portit të Durrësit ndërsa dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ka qenë Italia.

Lenda narkotike ishte ngarkuar ne nje “Volksvagen Polo” dhe nje “Peugeot” ndersa destinacioni i saj mesohet se ka qene Italia.

Personat e arrestuar, dyshohet se edhe me pare kane kryer trafik nderkombetar droge mes Shqiperise dhe Italise./ lajmifundit/

Lajme të ngjashme

Back to top button