Qarkorja Shkup lëshohet për qarkullim në të dy drejtimet

­ Qarkorja Shkup e cila u mbyll pas stuhisë të shtunën, sot pasdite prej orës 17:55 u lëshua për qarkullim në të dy drejtimet, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

LAMM informon se ka pjesë të korsisë që janë të dëmtuara dhe aty janë vendosur shenja komunikacioni për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore zhvillohet pa ndalesa, vende vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button